I akuzohet bashkëpunëtorja për 50-mln euro, vetëm në një vepër publike, nga dhjetra të tilla/ Rama: Na dha BE fondin 49 milionë

Pasi bllokoi procesin e integrimit për muajt të tërë duke mos dorëzuar Belinda Ballukun, e cila akuzohet për miliarda euro dëm në buxhetin e shtetit, ndër to edhe 50-milionë euro për tunelin e Lllogarasë, Edi Rama ka është mburrur për një fond minimalist, vetëm 49 milionë euro që BE i ka akorduar Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes. Pra, njeriu që akuzohet për shpërdorim dhe abuzim me miliarda euro të parave të shqiptarëve nga cilësia e kryeministrit, kërkon t'u shesë propagandë njerëzve për një fond që akordohet për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se një tjetër fond është bllokuar nga Bashkimi Europian, siç janë fondet IPARD, të cilat nuk po i jepen prej vitesh Shqipërisë, duke privuar fermerët shqiptarë, për shkak të vjedhjes së këtyre fondëve nga persona të lidhur me qeverinë, edhe në këtë rast Edi Rama në vend ta dorëzonte Frida Krifcën para drejtësisë, si përgjegjëse direkte, e mori dhe e strehoi atë në godinën e kryeministrisë.