Finalja e 'Ferma VIP 3' më afër se sa pritej, produksioni ndryshon planet

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se “Ferma VIP 3” do të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka vendosur të ndryshojë strategjinë për sezonin aktual të reality show-t.

Sipas burimeve për “Prive By Liberta Spahiu”, spektakli pritet të përfundojë më herët, duke ndjekur të njëjtin format si edicionet e kaluara, me një kohëzgjatje prej rreth 80 e disa ditësh. Kjo do të thotë se finalja e madhe nuk do të shtyhet deri në muajin korrik, siç ishte menduar në fillim.

Burime pranë produksionit bëjnë me dije se mesi i qershorit është periudha më e mundshme për natën finale, ndërsa datat që po përfliten më shumë janë 15 ose 19 qershori. Megjithatë, deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar për datën përfundimtare.

Mësohet se ky ndryshim lidhet edhe me nisjen e sezonit veror, si dhe me interesin e madh që pritet të marrë FIFA World Cup, që tradicionalisht mbledh një audiencë të konsiderueshme para ekranit. Produksioni besohet se synon ta mbyllë spektaklin në kulmin e shikueshmërisë, përpara se publiku të fokusohet te futbolli dhe pushimet verore.

Ndërkohë, atmosfera brenda fermës vijon të jetë dinamike, me debate, afrimitete dhe surpriza që po mbajnë publikun të lidhur pas ekranit deri në finalen e madhe. Tashmë mbetet për t’u parë se cilët konkurrentë do të sigurojnë një vend në finale dhe kush do të fitojë çmimin e madh të këtij edicioni.