Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! 14-vjeçare me dr*gë dhe pro*titucion, bisedat si funksiononte grupi

Katër nënat nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nganjëherë ngjan me një mision të pamundur.

Duan të rikthejnë në shtëpi fëmijët e tyre, të cilët largohen për javë të tëra pa asnjë adresë. Bëhet fjalë për minorene të moshës 14 dhe 17 vjeç me sjellje aspak normale për moshën që kanë, me një gjuhë sfiduese dhe shpesh kërcënuese ndaj prindërve...

Nënat tregojnë se për javë të tëra, çdo tentativë për t’i rikthyer fëmijët në shtëpi shoqërohej me debate, ofendime dhe shkëputje totale komunikimi. Vajzat u bënë të pasjellshme dhe nuk pyesnin më për njeri. Madje, edhe kur pas ndërhyrjes së tyre, policia përpiqej t’i kthente në shtëpi, ato nuk stepeshin aspak, madje rebelohen edhe ndaj tyre.

Duke parë se vajzat janë tërësisht jashtë kontrollit, nisur edhe nga sjelljet e çuditshme që kanë vënë re, nënat kanë nisur të dyshojnë për më të keqen e mundshme. Sipas tyre vajzat mund të jenë abuzuar edhe seksualisht. Kështu që ne vihemi në lëvizje dhe monitorojmë çdo lëvizje të vajzave. Fillimisht i lokalizojmë dhe më pas vihemi në ndjekje.

Ato ndodheshin në një lokal, ndërkohë që kanë ditë pa u kthyer në shtëpi. Ku jetonin? Kishin marrë një shtëpi me qira, me idenë se do u krijonte pavarësinë plotë dhe do të ishin të lirë nga jeta familjare dhe do të bënin çfarë të donin. Pamjet brenda asaj shtëpie janë të rënda, hashash, pije...

Ndërsa jemi në vëzhgim të situatës, një të diel në drekë marrim një telefonatë nga njëra prej nënave, e cila na thotë se vajza po kthehet në shtëpi. Në këto kushte nisemi me urgjencë drejt Durrësit. Me shpresën se duke ndjekur njërën prej vajzave, mjaft aktive në shoqërinë e saj, do të identifikonim lokacionin ku ndodhej edhe pjesa tjetër e minoreneve. Vihemi në ndjekje.

Por ndërsa nënat ndjekin taksinë ku është 14-vjeçarja, diçka shkon keq dhe adoleshentja e kupton që dikush është vënë pas. Prandaj për të mos dekonspiruar bazën në të cilën mblidhet me bashkëmoshatarët e saj, vendos të dalë zbuluar dhe pranon të flasë me ne, në prezencën e nënës. Është vetëm 14 vjeçare, dhe dy javë larg familjes së saj i duken gjëja më normale. Ndërkohë që ne flisnim me vajzën, nëna e saj ka marrë telefonin dhe ka arritur të hapë bisedat në WhatsApp… Dhe aty për herë të parë mësojmë të vërtetën tronditëse.

Ky grup vajzash 14-, 15- dhe 17-vjeçe ushtrojnë çdo ditë prostitucion, madje duke rekrutuar edhe minorene të tjera jashtë grupit të tyre. Në fakt kjo ishte frika më e madhe e nënave të përfshira. Ndaj duke e ditur se një ditë më parë prindërit i ishin drejtuar komisariatit të policisë Durrës për të kallëzuar largimin e fëmijëve nga shtëpia pa adresë, dhe duke parë se në çfarë situatash ishin përfshirë ky grup adoleshentesh, kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Por ndërsa nënat ndjekin taksinë ku është 14-vjeçarja, diçka shkon keq dhe adoleshentja e kupton që dikush është vënë pas. Prandaj për të mos dekonspiruar bazën në të cilën mblidhet me bashkëmoshatarët e saj, vendos të dalë zbuluar dhe pranon të flasë me ne, në prezencën e nënës. Është vetëm 14 vjeçare, dhe dy javë larg familjes së saj i duken gjëja më normale. Ndërkohë që ne flisnim me vajzën, nëna e saj ka marrë telefonin dhe ka arritur të hapë bisedat në WhatsApp… Dhe aty për herë të parë mësojmë të vërtetën tronditëse.

14-vjeçarja u shoqërua nga uniformat blu të qytetit për t’iu nënshtruar disa protokolleve të tjera në lidhje me sigurinë për jetën e saj. Ndërkohë që ajo që zbuluam nga mesazhet e shkëmbyera mes këtyre adoleshenteve ishin tronditëse. Takime, prostitucion dhe abuzime. 14-vjeçare e kthyer në “tutore” dhe “biznes” me prostitucion.

Dy vajzat, njëra 14 dhe tjetra pak më shumë se 16 vjeçe, diskutojnë krejt normalisht se si tash shfrytëzojnë për prostitucion shoqen e tyre, edh eajo 14vjeçe.

Biseda me klientë të moshave të ndryshëm dhe të vërteta tronditëse, se si burra që kishindhemoshën e babait tëvajzeve, duan të takohen me vajzat e mitura,

Ndërsa këto të fundit tashmë ishin në njër rugë që dukej pa kthim në kurthin e prostirtucionit.