Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar demokratët për votën e tyre, duke u shprehur se, ata sot kanë votuar për një parti të ripërtërirë plotësisht.

‘Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht. Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht.

Për një PD të modernizuar në të gjithë veprimtarinë e saj.

Për një PD të vizionit më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj.

Edhe njëherë, rroftë PD.

Fitore, fitore, fitore.