Pjesëmarrje e lartë në qarkun e Korçës/ Gazetarja: Vijon numërimi i votave në disa degë të PD
Gazetarja e SYRI TV, Sidorela Xhomaqi, raportoi për moderatorin Arnold Karriqi mbi ecurinë e referendumit në Partinë Demokratike për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të kësaj force politike.
Sipas saj, që prej orëve të para të mëngjesit është regjistruar një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së në pesë qendrat e votimit të qarkut juglindor.
Xhomaqi bëri me dije se për shkak të fluksit të lartë të votuesve dhe distancave që shumë anëtarë kanë përshkuar nga zonat rurale, procesi i votimit në Korçë dhe Devoll është shtyrë deri në orën 19:00.
Ndërkohë, në Kolonjë, Pogradec dhe Maliq votimi është mbyllur dhe ka nisur procesi i numërimit të votave, ndërsa komisionet kanë lejuar çdo anëtar të vijojë të shprehë vullnetin e tij edhe pas orarit zyrtar të mbylljes.
Raportimi në studio:
Karriqi: Jemi zhvendosur në Korçë. Është Sidorela Xhomaqi që do të na bëjë me dije tashmë se çfarë po ndodh atje. Sidorela, të përshëndes. Një proces i nisur prej orës 8:00 deri në ora 18:00, pjesëmarrje e lartë e demokratëve. Çfarë mund të bëjë një përmbledhje?
Sidorela Xhomaqi: Në fakt, prej orës 8:00 të mëngjesit duket se kishte pasur, edhe vazhdonte të kishte edhe gjatë paradites, numër të lartë të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të cilët i janë drejtuar pesë qendrave të votimit në qarkun juglindor. Duket se ky fluks ka vijuar edhe gjatë pasdites ku në dy qendra votimi ku vijon ende edhe procesi i votimit, në qendrën e votimit në degën e Korçës po ashtu dhe Devollit. Kjo për shkak edhe të numrit të lartë të gjithë pjesëmarrësve, është vendosur që të shtyhet procesi i votimit deri në orën 19:00. Por sigurisht, të gjithë ata të cilët do i drejtohen kutisë së votimit edhe pas kësaj ore do të mirëpriten nga ana e komisionit duke lejuar që të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të vijojnë të shprehin vullnetin e tyre me votë sa i takon këtij procesi. Janë në fakt tre qendra votimi të cilat kanë përfunduar procesin e votimit dhe vijon procesi i numërimit. Bëhet fjalë për Kolonjën, Pogradecin, po ashtu edhe... Kolonja, Pogradeci dhe Maliqi, të cilat momentalisht kanë përfunduar procesin e votimit dhe vijon procesi i numërimit. Vetëm dy qendra vijojnë të jenë të hapura, kjo për shkak edhe të numrit të lartë të votuesve, por edhe të distancave të largëta që këta simpatizantë dhe anëtarë ndërmarrin për të udhëtuar dhe për të ardhur pikërisht në qendrat e votimit. Duke qenë se kemi të bëjmë me Korçën, e cila është një qendër votimi mjaft e gjerë, po ashtu për shkak edhe të zonave rurale, është vendosur që procesi i votimit të shtyhet deri në orën 19:00.