VIDEO/ Mbyllet votimi në Durrës, gazetarja: Pas një pushimi të shkurtër pritet të nisë numërimi
Në qytetin e Durrësit ka përfunduar procesi i votimit në kuadër të referendumit prej kreun e Partisë Demokratike, i zhvilluar në dy degët kryesore të partisë, degën numër 1 dhe degën numër 2 dhe në qytetin e Shijakut.
Gazetarja Albana Aliaj raportoi se procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00, pas një shtyrjeje prej një ore nga orari fillestar i parashikuar, si pasojë e fluksit të votuesve gjatë pasdites.
Sipas saj, gjatë gjithë ditës është vërejtur një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarëve të Partisë Demokratike, me një fluks më të lartë në orët e pasdites në degën e qytetit, ndërsa në zonat përreth si Manza, Ishmi, Sukthi dhe Katundi i Ri pjesëmarrja ka qenë më e shpërndarë gjatë paradites.
Albana Aliaj: Sapo ka përfunduar dhe procesi i votimit në qytetin e Durrësit në dy degët e Partisë Demokratike të Durrësit, në degën numër 1 dhe në degën numër 2, ndërkohë pritet të fillojë procesi i numërimit pikërisht pas një pauze pushimi.
Theksojmë në fakt që procesi gjatë gjithë ditës së sotme ka filluar rreth orës 8 të mëngjesit dhe është përmbyllur pikërisht në orën 19:00. Pra është shtyrë 1 orë pasi pritej të përfundonte rreth orës 18:00, për shkak se demokratët kanë shprehur të drejtën e tyre me votë duke ardhur dhe pas orës 18:00, pasi në qytetin e Durrësit fluksi i prurjeve për të votuar dhe për të shprehur të drejtën e tyre me votë në këtë referendum ka qenë pasdite.
Ndërsa në degën numër 2 në zonën e Manzës, Ishmit, Sukthit, Katundit të Ri ka qenë paradite. Theksojmë në fakt një fluks i shtuar i demokratëve të cilët kanë dhënë të drejtën e tyre me votë për rikonfirmimin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe ka qenë një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish, pikërisht të cilët kanë shprehur të drejtën e tyre me votë, por ajo çfarë theksojmë në fakt, kanë qenë kryesisht demokratët besnikë të cilët kanë votuar ditën e sotme duke ardhur vazhdimisht nga zonat e ndryshme dhe kanë shprehur të drejtën e tyre në këtë referendum.
Arnold Karriqi: Pra në këto momente është mbyllur tashmë zyrtarisht procesi dhe ka nisur numërimi Albana? Me ç'ke informacion...
Albana Aliaj: Në fakt akoma nuk ka filluar numërimi nga ajo çfarë kemi komunikuar, pritet që të fillojë nga minuta në minutë, ndërkohë e presim pastaj dhe rezultatin final, se sa ka qenë numri i demokratëve të cilët kanë shprehur të drejtën e tyre me votë.
Në fakt dhe në qytetin e Shijakut, pra ka qenë një numër i konsiderueshëm mund të themi, të cilët, demokratë që kanë marrë pjesë në këtë referendum, ku kanë shprehur të drejtën e tyre pro, abstenim apo dhe kundra kryetarit aktual të Partisë Demokratike.