FOTO/ Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë e abonentëve pa energji elektrike
Një zjarr i rëndë i rënë në kanalin e kabllave pranë zonës së Kënetës në Shëngjin ka shkaktuar dëmtimin e fidrit 17, një prej dy linjave kryesore që furnizojnë me energji elektrike qytetin e Shëngjinit dhe zonën e Ranës së Hedhun.
Për pasojë, një pjesë e abonentëve mbetën për një periudhë të shkurtër kohe pa energji elektrike.
Burime nga terreni bëjnë me dije se furnizimi u kalua në linjë alternative, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë për të gjithë konsumatorët.
Aktualisht, abonentët po furnizohen përmes fidrit 18, ndërsa në zonë vijon puna intensive për riparimin e dëmeve dhe rivendosjen në funksion të plotë të fidrit të dëmtuar.
FOTO GALERI: