‘Vetëm PD bën zgjedhje reale’/ Këlliçi: Rikonfirmimi i Sali Berishës me referendum, proces demokratik si në PPE

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi në studion e Syri TV me Edvin Parrucën, se referendumi për rikonfirmimin e Sali Berisha si kryetar i Partisë Demokratike po shoqërohet me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë në të gjithë vendin.

Sipas tij, interesi i demokratëve për këtë proces ka tejkaluar edhe pritshmëritë, duke e cilësuar referendumin si një ushtrim demokratik që ndjek standardet e partive të djathta europiane.

Këlliçi krahasoi procesin në PD me mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në Partia Popullore Europiane, duke përmendur rastin e rizgjedhjes së Manfred Ëeber me referendum në krye të PPE-së. Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën se nuk zhvillon më procese të brendshme zgjedhore, ndërsa theksoi se PD mbetet forca e vetme politike në Shqipëri që garanton garë dhe votim brenda strukturave të saj.

Intervista në studio:

Këlliçi: Faleminderit. Ishim te dega 12 edhe më bën përshtypje, keni në Farkë, aty ku është edhe zemra e degës 12, ka një pjesëmarrje shumë, shumë, shumë të lartë, në raport me, qoftë me zgjedhjet e një muaji më parë për kryetarët e degëve që janë bërë, por qoftë edhe me faktin që është një proces, pra le të themi atipik siç është referendumi, ku unë do të doja edhe të ndalesha pak.

Parruca: Do të ndalemi. Pse është, pse diskutohet, më fal, po bëj njëherë këtë përcaktimin e këtij procesi, se diskutohet shumë sot ky proces si i pakuptimtë.

Këlliçi: Kur ndërkohë, shiko, sidomos këto lupat vijnë nga forca politike e vetme e cila sot nuk zhvillon më zgjedhje në asnjë nivel, përfshirë dhe kryetarin, që vjen nga PS-ja. Dhe po të shihni sot, të gjithë mediat e qeverisë, propagandën që ato kanë, makinerinë propagandistike të qeverisë, po të shihni të gjithë mediat e inceneratorëve, po të shihni të gjithë mediat që ushqehen me tendera, me koncesione dhe me leje ndërtimi nga qeveria, të gjithë janë shqetësuar për referendumin që ndodh në Partinë Demokratike dhe për këtë ushtrim demokracie. Kur ndërkohë mjafton t'ju sjell një fakt. Partia Popullore Europiane, që është grupimi më i madh politik në Europë, në Parlamentin Europian, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta, ku bën pjesë mes tyre dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvillojnë me referendum zgjedhjet për kryetarin e saj. Pra çfarë do të thotë? Manfred Weber, që sot është kreu i Partisë Popullore Europiane, është zëri më i fuqishëm, ndër zërat më të fuqishëm në politikën europiane, është i zgjedhur në të dy mandatet e tij, pra jo vetëm në këtë aktualin, me referendum. Dhe po ta marr rastin konkret. Në maj të vitit 2022, për shkak se paraardhësi i tij Donald Tusk, i cili shkoi për të garuar dhe u zgjodh kryeministër i Polonisë, sepse është polak në origjinë, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme për kreun e PPE-së. Dhe u gjet një konsensus sepse përherë në partitë e qendrës së djathtë europiane kryesisht, kur ka figura të forta garuese, zgjidhen përherë me konsensus, nga të gjithë grupet e interesit apo flukset që vijnë brenda grupimeve politike. Manfred Ëeber në maj të 2022-shit mori një mandat të pjesshëm deri në 2025-ën dhe u zgjodh me referendum. E njëjta gjë ndodhi në prill të 2025-ës, vitin e kaluar, kur ju e keni transmetuar edhe samitin e PPE-së...

Parruca: Edhe zgjedhjet, edhe pjesëmarrjen e zotit Berisha në samit.

Këlliçi: Manfred Weber u rizgjodh po me referendum. Garonte i vetëm, në atë post. Nuk kishte alternativë tjetër, sepse të gjitha palët dhe flukset dhe grupet e interesit binin dakord që ky person është personi adekuat për ta vijuar betejën politike në drejtimin e PPE-së me një mandat katërvjeçar deri në vitin 2029. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast me Partinë Demokratike të Shqipërisë që është anëtare e grupimit të Partive Popullore Europiane, dhe sigurisht është anëtare e kësaj familjeje të madhe politike. Nuk kemi zhvilluar farsë, nuk kemi bërë procese alla maço lakrori apo të ngjashme, që as ato procese nuk bëhen më nga viti 2009 në Partinë Socialiste. Është një parti që sot e dikton krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet e drogës, dhe kemi vendosur që për shkak se dhe të një vendimmarrje të caktuar ka patur persona që kanë kërkuar të garojnë, kemi një organ i cili quhet KOKOE në atë gjuhën e përditshme zhargonin që ne përdorim, që është Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, dhe për shkak se kandidaturat që kanë patur interes nuk kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e vendosura nga ky komision zgjedhor në PD, është vendosur që zoti Berisha të jetë pjesë e këtij referendumi, që është diçka krejt normale. Dhe po të shihni numrat deri më tani, deri në orën 15:00, tani jemi 16:40, kanë votuar rreth 28,300 demokratë në rang kombëtar. Unë nuk mund t'ju jap shifër krahasuese me këtë fashë orari në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2022 kur zoti Berisha u zgjodh kryetar partie, por duke parë shifrën totale të muajit të kaluar që ishte shifra totale në zgjedhjet në 77 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, kam përshtypjen që ajo shifër do të tejkalohet ditën e sotme, se ajo ka qenë mos gabohem deri në orën 18:00, 38,000 votues në të gjithë Shqipërinë. Dhe kam përshtypjen që kjo shifër deri sot në orën 18:00, apo dhe deri në orën 19:00 nëse kërkohet nga degë të caktuara që të shtyhet orari i votimit për shkak se mund të ketë njerëz që preferojnë të votojnë në orët e pasdites, jam i bindur që kjo shifër do të tejkalohet. Dhe ky është një lajm shumë i mirë. Është lajm i mirë për demokratët, është lajm i mirë për opozitën, është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që ka një forcë politike që bën, bën procese zgjedhore. Sigurisht është lajm i keq për mazhorancën sepse nuk ekziston më nocioni as i zgjedhjeve, as i referendumit, as i alternativave, as i përplasjeve. Sepse edhe te PD-ja ka patur përplasje shumë të mëdha në drejtimin e degëve. Mjafton t'ju kujtoj sot që ne flasim dhe po të përjashtojmë Tiranën...

Parruca: Ka patur procese të vërteta.

Këlliçi: Të gjitha qendrat e qarqeve në Republikën e Shqipërisë, pra hiq Tiranën sepse nuk ka një kryetar, ka 20 degë, nuk është me një, por çdo drejtues, çdo kryetar qendër qarku në Shqipëri i Partisë Demokratike, sot është një drejtues i ri. Jo ai që ka qenë para katër vitesh. Pra do të thotë ka patur interes, ka patur garë, ka patur ambicie në një forcë politike që ngjall tejet mase interes. Dhe ky është një lajm shumë i mirë. Por lajmi i keq është që sot e vetmja forcë politike në Shqipëri që bën zgjedhje, është Partia Demokratike. Kur ndërkohë i njëjti standard do duhej të ishte edhe në kundërshtarin tonë politik që është mazhoranca aktuale. Kështu që ky ishte një sqarim... Edhe forca të tjera politike... po ato janë forca të tjera, një pjesë e madhe janë qepen që hapin qepenin sa herë ka zgjedhje dhe e ulin qepenin kur s'ka zgjedhje, ose siç ka qenë një thënie e famshme që janë format biçikletash që e parkojnë biçikletën sa herë duan dhe ku të duan. Por nuk është kjo rasti në fjalë dhe nuk është ky standardi që ne duhet të kemi. Kështu që thënë këtë, kushdo që habitet sot, mjafton të marri për referencë, dhe kushdo që thotë që kjo që ndodh në PD nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, ja po ja japim, është grupimi më i madh politik në Europë, Partia Popullore Europiane që ka këtë standard. Këtë format dhe e ka patur në dy zgjedhjet e fundit. Dhe po flasim për nivelin më të lartë drejtues të politikës në Europë. Më shumë se kaq, çfarë të bëjë PD-ja?