'Media e Ramës merren me thashetheme'/ Qytetari pas votimit: Berisha gëzon mbështetje të madhe

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD  ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problem, teksa qytetarët kanë shprehur me dëshirë vullnetin e tyre.

Në një prononcim për mediat, një prej qytetarëve që sapo kishte hedhur votën, ka vlerësuar ecurinë e procesit, ndërsa ka theksuar se rikthimi i Sali Berishës është plotësisht i merituar.

"Procesi ishte shumë në rregull. Njerëzit votojnë me dëshirë, ishte e qetë dhe pa asnjë problem," u shpreh ai.

I pyetur mbi sulmet mediatike dhe pretendimet se procesi nuk ka pasur garë, qytetari ka ironizuar qëndrimet e mediave pranë qeverisë, duke sjellë në vëmendje modelin 15-vjeçar të Edi Ramës që nuk pranon asnjë votim apo garë të brendshme.

"Mediat e kundërshtarëve ashtu do merren, me atë punë. Rama ka 15 vjet që s'do fare, as s'pranon kështu gjërash, jo më si gjithë këto që bën. Megjithatë, atë potencial që ka Berisha nuk ia merr dot kush," tha ndër të tjera qytetari.