Referendumi për Berishën/ Fluks votuesish në QV e degës 5 në Tiranë

Në degën nr 5 në zonën e ‘Vasil Shantos’ në kryeqytet, ndërsa ora shënonte 15:30 është shtuar fluksi i demokratëve që i janë drejtuar QV-së për të votuar në referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD-së Sali Berisha.

“Procesi ditën e sotme ka qenë normal pa shqetësime. Ka pasur dhe momente fluksi, sidomos në orët e paradites. Pastaj nga ora 14:00 pati një stepje por tani ka rinisur fluksi” tha një anëtare e komisionit të votimit.

Deri tani flitet për mbi 400 anëtarë të PD-së të cilët tashmë kanë votuar dhe ‘nëse ka fluks votuesish do të shtyjmë orarin e votimit sqaroi përfaqësusja.

Nuk janë evidentuar problematika dhe të gjithë votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre.