Referendumi i votëbesimit/ Vijon votimi në Vlorë, Banushi: PD do të dalë edhe më e bashkuar nga ky proces

Edhe në Vlorë, në degën e PD-së ku është ngritur qendra e votimit vijon votimi për referendumin e votëbesimit ndaj Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Nënkryetari i PD-së dega Vlorë, Darling Banushi tha se procesi po shkon shumë mirë dhe nga ky proces PD do dalë edhe më e bashkuar.

“Procesi po shkon shumë mirë. Deri tani kanë votuar 400 anëtarë. Po presim akoma të shtohen. Kjo është një ditë e rëndësishme për forcimin dhe bashkimin. Falenderoj çdo anëtar që ka votuar në këtë proces dinjitoz nga e cila PD do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar” tha Banushi.