VIDEO/ Autori i zuri pritë - Momenti kur goditet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

Syri ka siguruar videon me momentin kur goditet fizikisht, kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi.

Siç shihet dhe nga pamjet, personi shihet teksa priste kreun e AKU, Shkodër për ta goditur, ndërsa një kalimtare aty pranë trembet nga ngjarja e rëndë dhe ikën e frikësuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori i saj.

Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.