Vlonjati shkon për të votuar për Berishën, feston me flamuj dhe bori...
Një anëtari i PD, Dega Vlorë ka zgjedhur një formë ndryshe për të votuar në referendumin e votëbesimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Vlonjati demokrat zgjodhi t’i drejtohej kutisë së votimit me flamurin e PD dhe atë amerikan, për të dhënë mbështetjen dhe votën e tij ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
Rrugën për në qendrën e votimit, vlonjate e ka përshkuar me biçiklete të shoqëruar edhe me vuvuzelë, në shenjë festive.
Ndërkohë në Vlorë vijon normalisht dhe pa probleme procesi i votimit në të pesë degët e PD-së së qarkut, ku pjesëmarrja vazhdon të mbetet e lartë.