Referendumi për Berishën/ Vokshi jep shifrat: 51 737 anëtarë të PD janë thirrur për të votuar

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD deklaroi shifrën e anëtarëve demokratë që janë thirrur për të votuar në referendumin e votëbesimit për kreun e PD-së.

“Sot janë thirrur për të votuar 51 737 anëtarë të PD-së me të drejtë vote” tha Vokshi në një prononcim për median pasi votoi në selinë PD.

Gjatë prononcimit ajo tha se procesi i votimit deri tani po shkon I qetë dhe ka pjesëmarrje të lartë.

”Të dhënat e para që kemi marrë 77 degë. Janë 87 QV të hapura në orën 08:00.  Votimi do të vijojë deri në orën 18:00. Procesi po vijon pa problem dhe me pjesëmarrje të lartë. Deri në orën 11:00 në bazë të informacioneve që kemi marrë nga komisionet e votimit nga degët kanë votuar 11 906 votues.
Numrin e votuesve do e japim çdo 2 – 3 orë dhe në 18:00 do të bëjmë mbylljen e të gjithë votimit.”