Referendumi për votëbesimin e kreut të PD, votohet në 5 degët e Beratit
Referendumi për votëbesimin e kreut të PD, ka nisur edhe në degët e qarkut të Beratit.
Procesi i votimit ka nisur normalisht dhe pa probleme. Partia Demokratike po zhvillon sot referendumin e votëbesimit për kryetarin e Partisë Demokratike, ku në fletën e votimit shihen opsionet: pro, kundër dhe abstenim.
Në Berat, procesi i votimit po zhvillohet në ambientet e selisë së Partisë Demokratike,ndërkohë që po votohet edhe në degët e PD-së Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.
Procesi i votimit ka filluar normalisht që në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 18:00.
Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë sot 1640 votues, procesi i votimit po vijon normalisht, pa probleme dhe me ritme të kënaqshme, gjë që është konfirmuar edhe nga kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj.