Referendumi për kreun e PD/ Demokrati në Vlorë: I vetmi burrë që mund të shpëtojë vendin është Berisha
Procesi i votimit për referendumin e votbesimit për kryetarin e Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Vlorës.
Anëtarët e PD-së po u drejtohen kutive të votimit prej orës 08:00.
Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut.
Do votoj sa herë të jem gjallë për Berishën, se ka burrni. Të tërë duan të drejtojnë por sia marrin dot' tha një anëtar ndërsa hodhi votën në kuti.
Ka shumë arsye pse duhet votuar pro Berishës thotë një tjetër anëtar.
Vendi ka kohë që ecënd rejt rrokullimës. I vetmi burrë që mund ta shpëtojë këtë vend është Berisha, prandaj votoj për të' thotë një tjetër.
Vlora – Anëtarë me të drejtë vote: 1600
Himara – Anëtarë me të drejtë vote: 320
Selenica – Anëtarë me të drejtë vote: 500