Qarku Elbasan/ Hapet votimi për Referendumin e votëbesimit për kreun e PD në 7 bashki
Edhe në Qarkun e Elbasanit ka nisur procesi për votimin e Referendumit të votëbesimit për kreun e PD në 7 bashkitë e qarkut.
Anëtarët pritet të votojnë sipas parimit, një anëtar, një votë, ndërsa procesi ka nisur që në orën 08.00 dhe do të përmbyllet në orën 18.00, ndërsa në mbrëmje do të shpallet edhe rezultati.
Kështu në selinë e PD dega Elbasan janë rreth 1515 anëtarë që pritet të votojnë;
Në Gramsh numri i anëtareve që do të votojnë është 784;
Në Peqin rreth 500 anëtarë;
Në Belsh numri i anëtarëve është 1073;.
Në Prrenjas numri i anëtarëve që pritet të votojnë është rreth 300;
Në Cërrik votojnë 523 anëtarë;
Procesi do të vijojë deri në orën 18:00 të ditës së sotme e më pas pritet të nisë numërimi.