Referendumi për kreun e PD-së/ Në selinë blu, ngrihet QV 1, votojnë anëtarët e degës 2 dhe këshilli kombëtar
Qendra e katit të dytë e selisë së PD-së shërben sot si qendër votimi për referendumin e votëbesimit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.
Tashmë anëtarët e PD-së kanë nisur të vijnë në qendër për të hedhur votën e tyre.
Komisioneri i QV 1 në një intervistë për Syri Tv informon se në këtë qendër voton dega 2 e PD-së dhe këshilli kombëtar dhe deputetët që kanë të drejtë vote në këtë QV.
Procesi ka nisur i rregullt në orën 08:00 pritshmëritë janë të larta. Në degën e PD-së nr 2 janë 2020 anëtarë.
"Kemi pritshmëri të larta për pjesëmarrje. Procesi ka nisur i rregullt. Në degën e PD-së nr 2 janë 2020 anëtarë" tha komisioneri në një lidhje direkte me Syri Tv.
Procesi mbyllet në 18:00.