4 mijë demokratë lezhjanë votojnë në Referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD
Ka nisur procesi i votimit për Referendumin për votëbesimin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës.
Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar selisë së PD-së në qytetin e Lezhës për të ushtruar të drejtën e votës, në një proces që po zhvillohet sipas parimit ‘1 anëtar – 1 votë’.
Rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.