'Konstituohet kryesia e Degës nr. 9 të PD'/ Këlliçi: Demokratët e Tiranës të vendosur për të çuar përpara betejën opozitare
Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook konstituimin e kryesisë së Degës nr. 9 të Partisë Demokratike në Tiranë.
Sipas Këlliçit, kryesia e re përbëhet nga “demokratë e demokrate të motivuar dhe të vendosur për të çuar përpara betejën me regjimin e Edi Ramës dhe për t’i ofruar zgjidhje Shqipërisë”.
Në reagimin e tij, deputeti demokrat ftoi gjithashtu anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë dhe në të gjithë vendin që të marrin pjesë nesër në referendumin për votëbesimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Procesi “një anëtar, një votë” do të zhvillohet pranë qendrave të votimit të ngritura në zyrat e çdo dege të Partisë Demokratike, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite.
Postimi i Këlliçit:
Konstituohet kryesia e Degës nr. 9 të PD në Tiranë, me demokratë e demokrate të motivuar dhe të vendosur për të çuar përpara betejën me regjimin e Edi Ramës, e për t'i ofruar zgjidhje Shqipërisë.
Demokratët e Tiranën dhe gjithë Shqipërisë janë të ftuar nesër në referendumin për votëbesimin e Kryetarit, Sali Berisha në procesin një anëtar një votë, që mbahet në qendrat e votimit pranë zyrave të çdo dege, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite.