VIDEO/ Fundjava e Formula 1 në Kanada nis me telashe, piloti shtyp ketrin dhe bën aksident të rëndë

Provat e lira të së premtes për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 kanë filluar me probleme, për shkak të një aksidenti të Aleks Albon që solli ndërprerjen e tyre.

Piloti i Williams po bënte një xhiro të shpejtë kur ai u përplas në mënyrë të dhunshme me barrierat mbrojtëse duke dëmtuar plotësisht makinën e tij.

Kjo solli ndërprerjen e provave derisa të pastrohej pista, ndërsa për fat të mirë piloti nuk kishte pasoja.

Por pasojat i vuajti një ketër, i cili ishte ai që shkaktoi aksidentin, pasi po kalonte në pistë dhe Albon e shtypi me makinë, duke u përplasur më pas në manovrën e dëshpëruar për ta shmangur.

https://streamin.link/v/eae8e850