Liverpooli arrin marrëveshjen me talentin 17-vjeçar nga Kolumbia

Liverpool ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës së së ardhmes dhe tashmë ka siguruar një nga talentet më premtues nga Kolumbia.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, klubi anglez ka arritur marrëveshje për transferimin e 17-vjeçarit Samuel Martinez nga Atletico Nacional.

Talenti kolumbian pritet t’i bashkohet zyrtarisht Liverpool në vitin 2027, pasi të mbushë 18 vjeç dhe të plotësohen të gjitha kushtet për transferimin ndërkombëtar.

Raportohet se marrëveshja do t’i kushtojë klubit nga Anglia rreth 1 milion euro, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë pesëvjeçare me “The Reds”.

Drejtuesit e Liverpool po fokusohen gjithnjë e më shumë te afrimi i futbollistëve të rinj me potencial të madh, me synimin për të krijuar një skuadër konkurruese për vitet e ardhshme.

Samuel Martinez konsiderohet një nga talentet më premtues në akademinë e Atletico Nacional dhe transferimi i tij shihet si një investim afatgjatë nga gjiganti anglez.