Balluku kusht për integrimin/ Në 26 maj do të zhvillohet takimi i ndërqeveritar

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin paraprak të EUCP-së, duke hapur rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj në Bruksel, e planifikuar të nisë në orën 19:00.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 - prokurimi publik, 18 - statistikat dhe 32 - kontrolli financiar.

Në rendin e diskutimeve do të jenë edhe kriteret ekonomike, që përfshijnë prokurimet publike, statistikat dhe mekanizmat e kontrollit financiar.

Njoftimi i consilium.europa.eu:

Konferenca e 8-të e Anëtarësimit me Shqipërinë, 26 maj 2026

Pikat kryesore të rendit të ditës

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe Kapitullin 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar.