Analisti - Sokol Ballës: Hesht ose bjeri…siç di ti

Analisti, Ylli Dylgjeri, ka shpërthyer me akuza dhe ironi ndaj gazetarit Sokol Balla, pas editorialit të këtij të fundit në televizioni Abc News për integrimin europian të Shqipërisë. 
 
Dylgjeri sulmon Ballën për deklaratat e tij, duke përmendur hetimet, pasuritë dhe çështjet që rëndojnë mbi figurën publike të gazetarit.
 
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Dylgjeri shprehet se është absurd që njerëz të përfolur për korrupsion apo nën hetim të flasin për pengesat e integrimit të vendit, ndërsa ironizon deklaratën e Ballës se “armiqtë më të mëdhenj të integrimit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta”.
 
Postimi i Dylgjerit:
 
Dëgjoni se çfare media ka ky vënd!
 
Dëgjoni se çfarë gazetare të pavarur ka ky vend?
 
Dëgjoni se çfarë persona nën hetim ka ky vënd?
 
Pasi i del ish gruaja Belinda si personi më i korruptuar që çuditi botën, si personi që po pengon integrimin e vendit, pasi shkon dhe vetë në SPAK për tu pyetur, pasi i dalim para e prona të pa justifikuara, pasi bredh gjithë botën cep më cep me para që i di vetëm Ai, na thotë në editorialin e fundit: Armiqtë më të mëdhenj që po ndalojnë integrimin është Sali Berisha!!! Ndërkohë që ky i fundit thirret çdo javë nga Prokurorët dhe si faktohet ende gjë! Të paktën hesht o Sokol Balla, ose... bjeri me dorë për relaks siç di Ti.