Lëvizje të forta në burgje, rikthehet regjimi '41-biss', transferohet i dënuari i parë drejt Peqinit, priten të tjerë
Nga Elton Qyno
Ministria e Drejtesisë dhe SPAK, ka rinisur praktikat e para të izolimit në '41 biss' të disa të dënuarve dhe arrestuarve për vepra penale ta rënda.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ditën e sotme nga Burgu i Fushe-Krujës dhe Reçit në Shkodër e deri në Drenovë, janë marë të arrestuar dhe dënuar duke u transferuar në Peqin, në regjiminn 41 bizz.
Lëvizja vjen pas denoncimit të skandalit në media dhe pas kontrolleve të forta të javëve të fundit në të gjitha burgjet dhe qelitë, ministri i drejtësisë dhe SPAK, ka firmosur futjen në regjimin e ashpër të disa personave.
I pari që është marë është Sabah Nuzi, i arrestuar për vrasje dhe anëtar i grupit të Aurel Hoxhës.
Futja në regjim të ashpër e Nuzit u zbatua në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.
Ndërkohë që jo zyrtarisht deklarohet se do hyjnë edhe të burgosur të tjerë. Regjimi i ashpër ishte bosh prej dhjetorit 2025.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit Hoxhosmani, ku njëri prej tyre u përfol pas sekuestrimit të një telefoni celular nga SPAK në IEVP Durrës.