Intervista/ 'Dhuna e poshtërimi nga IDF, konstante! Flet Baki Goxhaj: Isha aty kur ministri izraelit qëlloi aktivisten
Aktivisti Baki Goxhaj pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po dërgonin ndihma drejt Gazës është kthyer në atdhe.
Në një intervistë për Syri Tv, Goxhaj tregon dhunën dhe denigrimin që ushtarët izraelitë ushtruan ndaj aktivistëve të flotiljes dhe si qëndruan për dy ditë në anijen burg, vetëm me ujë e thërrime buke.
.“Në momentin e ndalesës vërejtëm një anije të madhe në horizont. Dy skafe të fuqishëm u afruan nga anjija jonë. Ne nuk ndaluam por ata qëlluan me armë dhe ne u detyruam të ndalonim. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pastaj na morën na lidhën na shtrënguan duart. Mua më lidhën dhe sytë” thotë ai për gazetarin Arlond Kariqi.
“Kalvari i dhunës dhe poshtërimit ishte konstat” përsërit disa herë Goxhaj duke shtuar “Na lanë në një anije burg me kontenjerë për 2 ditë me ujë e dromca buke’
“Dhuna ka qenë konstante sa herë që përballeshim me ushtarët. Goditje me armë me plumba për kontrollin e turmës. Një anëtar i anijes u godit në këmbë e u bë një plagë e madhe dhe u detyruam ta mjekonim në anije. Sa herë lëviznim në prezenën e një ushtari dhuna ishte prezente poshtërimi ishte i madh”.
Goxhaj tregon se ushtarët e kishin identifikuar në anije si një ndër aktivistët më aktivë dhe e kishin dhunuar edhe para se të largohej nga anija.
“Kur dolëm nga anija mua më lanë në fund se më kishin pikasur aktiv tek kontejnerët. Tre ushtarë u bënë bashkë për të më dhunuar para se të më dërgonin për pjesën e procedurave.
Jam dhunuar fizikisht.
Çfarë ju deklaruan?
“Ata thanë se ne po shkelim ligjin e Izraelit ndërkohë ligj ndërkombëtar thotë se rrethimi i Izraelit është i paligjshëm dhe çdo tentim kalimi paqësor e humanitar është krejt i ligjshëm. E drejta është në anën tonë”
Goxhaj tregon dhe për një seancë gjyqësore ku aktivistët ishin paraqitur para se të deportoheshin
“Seanca gjyqësore ishte shumë e shkurtër. Kur ne flisnim me gjykatësin nuk ishte dhunë dhe para tij ushtarët ishin të matur. Në momentin që ishin jashtë syve të civilëve dhe kamerave aty ishte dhuna prezente sidomos poshtërimi”
Goxhaj tregon dhe një moment të propagandës izraelite
“Ne ishim gjithë kohës me kokë poshtë, dhe sa kaluam para kamerave na urdhëruan që të mbanim kokën drejt dhe më pas na e ulnin kokën.
Isha psikiologjikisht i përgatitur të përballesha me ushtrinë izraelite. Çdo izraelit kalon përpara një test për tu përgatitur për përballje të tilla.
Goxhaj tregon dhe momentin kur në anije erdhi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
“Në momentin që jemi në tendë dhe erdhi dhe ministri izraelit isha prezent. Pashë skenën kur e rrahën para kamerave vajzën që thirri ‘Liri Palestinës’ por ishte sekuencë, ndërsa rrahja, dhunimi, tërheqja zvarrë ishte konstante, një proces 3 -4 orësh për të gjithë ne.
Ke shenja dhune në trup?
“Kam disa shenja dhune, sidomos në duar e në këmbë. Dëmtimi më i madh është në brinjë. Shumë nga pjesëmarrësit përfunduan me brinjë të thyera. Por nga kontrolli që mora mbrëmë në Turqi doli që s’kisha asgjë të thyer. Dëmet janë minimale krahasuar me të tjerët. Kanë pasur brinjë të thyer, këmbë të thyer, krahë të thyer. Jemi qëlluar me qytë armësh, me plumba plastiku për kontrolle turmash.
A janë liruar të gjithë?
Jemi liruar në grup. Pasi qëndruam 2 ditë në anijen burg, vetë në burg në tokë izraelite nuk u mbajtëm gjatë brenda 24 orëve u depërtuam drejt Stambollit. Aty u pritëm shumë ngrohtë dhe patëm kujdes shëndetësor.
A keni pasur komunikim me palën shqiptare për tju mbështetur?
Atje nuk lejohej njeri deri në momentin që mbërritëm në aeroport. Atje ka dalë një përfaqësi jonë në Izrael me stafin. Në Turqi më lajmëroi se më priste konsulli shqiptar i Stambollit. Njësitë tona diplomatike kanë qenë prezente në rrugëtimin tim
Çfarë po dërgonit në Gaza?
Ndihmat janë ushqime që nuk prishen kollaj dhe medikamente. Në anijen time kam qenë një nga ata persona që merrnim ndihmat dhe i vendosnim në anije. Qëllimi ka qenë i sinqertë për të hapur rrugë komunikimit të Gazës me të gjithë botën. Së dyti ka qenë në shenjë solidariteti për çështjen e Palestinës. Për t’i dhënë dhe një shuplakë qeverisë tonë që është bërë palë me një shtet genocidial dhe ka deëlegjitimuar ekzistencën e saj.
A do të shkoni sërish në misione të tilla?
Ndoshta. Unë nuk kam mbetur me trauma të tilla që tia mohoj vetes shkuarjen prapë por synimi im është ku fjala ime të bëjë më shumë përmirësim.