Raporti i BE/ ‘Rendit të vërtetat për regjimin në Shqipëri’, Paloka: Rama, peng i Ballukut!

Raporti i fundit i Bashkimit Evropian për deputetin e PD, Edi Paloka nxjerr zbuluar realitetin e qeverisjes në Shqipëri, një goditje e fortë ndaj propagandës së ekzekutivit.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Arnold Kariqit, Paloka tha se ndryshe nga drafti i paraqitur në muajin shkurt, raporti përfundimtar adreson me tone të ashpra problematika të tilla si ndërhyrjet e patronazhistëve në zgjedhje dhe nivelet e larta të korrupsionit.

Sipas deputetit demokrat, thekson se pika kulminante e raportit, është se duket se lidhja e drejtpërdrejtë e ecurisë së integrimit me fatin e ministres Belinda Balluku, ku për Palokën, Shqipëria rrezikon të ngecë plotësisht në procesin e saj evropian nëse nuk adresohet çështja e imunitetit të saj.

Ndërkohë, kryeministri refuzon të veprojë thekson demokrati, jo prej lidhjeve partiake, por për shkak të një ngërçi ku vetë ai dyshohet se mbahet peng nga ministrja.

Rama e ka lexuar po aq mirë raportin e BE-së. Kjo që ka thënë Rama, për ta banalizuar pak, sepse ai bëri sikur për miratimin e raportit, raporti do miratohet. Raporti miratohet një ditë, nuk është problemi a miratohet apo jo. Dhe këtu luan, këtu është përpjekur ta bëjë me propagandën Rama. Raporti u stërzgjat, se raporti duhej të ishte miratuar prej kohësh, dhe u zgjat pikërisht sepse u bënë këto ndryshime. Raporti miratohet apo jo? Raporti është detyrim që do miratohet. A, po të ishte miratuar raporti siç e donin ata që i mban Rama me rrogë, pagatorët, burokratët edhe këta të zyrave të Evropës, atëherë i kishte ecur metoda e tij. Në fakt s'ka asnjë lidhje me suksesin e Ramës. Për ta banalizuar, kjo që bëri Rama është sikur të flesh një natë, apo nuk të flet prej kohësh dikush në rrugë, dhe një ditë papritur të del dhe ka grumbulluar gjithë atë lagjen e të shan. Dhe ti të dalësh mbas saj dhe të thuash, "Ky paska ndërruar mendim për mua, ka filluar me më respektu."

Thashë, po e banalizoj në këtë farë pike sepse ajo vetëm sukses nuk mund të quhet. I kanë renditur gjithçka në fakt, jo se e ka thënë opozita, po ai është realiteti. Që për fat të keq është lakuar, është zbukuruar nga këta burokratët e vegjël. Përfundimisht në atë raport , vihet qartazi prapë Belinda Balluku si kusht. Domethënë Shqipëria me këtë raport nuk ka bërë asnjë hap para, përkundrazi. Ka ndodhur tamam ajo që Ramën e paralajmëruan. Rama po tenton të luajë me këtë variantin që gjoja u miratua raporti dhe ky është sukses. Nuk ka asnjë sukses. Me këtë raport për fat të keq, Ramës nuk i intereson shumë të jemi të sinqertë, në këtë rast janë shqiptarët që dënohen. Për shkak të Ramës dhe të gjithë atyre që përmenden në raport, moszhvillimi i zgjedhjeve të lira, edhe e fundit fare thashë pika që ka derdhur kupën.

Fakti që raporti miratohet dhe thashë, i numërohen të gjitha, në fund fare, vërtet jemi ne që e pësojmë, janë shqiptarët në përgjithësi, por propaganda e Ramës në këtë rast ka rënë. Ka marrë një goditje të madhe mbi shpejtësinë e madhe që kishte ndërmarrë domethënë Shqipëria, suksesin e Ramës e të tjera. Jemi kthyer pas. Nëse Rama nuk dorëzon Belinda Ballukun, ne ngecim në integrim dhe kjo i është thënë qartazi. Në raport e dinë, e përmendin rastin, flitet për rregulla... në këtë rast vetëm emri nuk i është vënë Belinda Ballukut aty, sepse është krejt e qartë që pengimi që Rama i ka bërë imunitetit, është futur në raport, dhe marrëdhëniet e këtij pushteti janë aty të shkruajtura në mënyrë eksplicite. Askush që ka pak mend dhe di të lexojë domethënë e kupton se çfarë pasqyron ky raport dhe ku e çon Shqipërinë ky raport.

Kjo është ajo fabula e hershme. Mendoj ky është rasti, se e ka kapur Belinda Ramën në fakt. Dhe kjo është e vetmja arsye pse Rama nuk e lëshon dot. Belinda nuk ka ndërmend ta lëshojë se nuk ka ndërmend të shkojë në burg. Edhe Rama nuk e lëshon Belindën, nuk mund të ndodhi. Domethënë, Belinda ia ka bërë të qartë Ramës: "Unë nuk e pranoj kompromisin që ti ke bërë me të tjerët." Me të gjithë ata që Rama ka çuar në burg. Me të gjithë këta, ministra e deputetë e kryetarë bashkie, të gjithë këta kanë bërë marrëveshje me Ramën. Do bëjnë gjashtë muaj apo një vit burg dhe pastaj do gëzojnë frutet e vjedhjes dhe të korrupsionit. Belinda duket që s'e ka pranuar këtë. Dhe e mban peng Ramën, i cili nuk e lëshon dot. Nuk është se s'do ta lëshojë Belindën se e ka të afërt aty në familje, jo në parti që nuk i llogarit fare. Po problemi është pikërisht që nuk e lëshon dot.

Kjo është sjellja tipike e Ramës, përballë të fortëve dhe përballë të dobëtëve. Me ata që mendon ai se i ka nën vete është arrogant, është prepotent. Ata që janë në partinë e tij e dinë shumë mirë, pavarësisht se nuk e pranojnë publikisht, se si i denigron, si i trajton. Vini re në çfarë pike arrin arroganca, kur ju thotë për shembull gjithë kryesisë "Ju jeni hiç, pa mua ju jeni hiç." Ju thotë deputetëve të tij që këta mund t'i zëvendësojë me kopilat e djeshëm, sepse kaq vlerë kanë. Përdor presione që i ka bërë për shembull së fundmi edhe Spiropalit. Ndërkohë, në momentin që ndodhet përballë atyre që janë më të fortë, kujtoni pak sjelljen e Ramës me Fatos Nanon.