SYRI TV/ Mediu takim me zyrtarë të lartë të DASH, darkë me zv Sekretarin Amerikan të Shtetit

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar takime në Uuashington me Zëvëndës sekretarin amerikan të shtetit, Christopher Lendau, dhe kongresmenë amerikanë. Në fokus të bisedave, ishte ndihma që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, dhe angazhimi që duhet të marrë vendi ynë për luftën kunder korrupsionit,  forcimin e demokracisë dhe garantimin e drejtësisë të pavarur.

SYRI TV

Gjatë vizitës në Washington, kreu i Partisë Republikane, Famir Mediu, mori pjesë në një darkë të organizuar në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau ku ishin të pranishëm edhe Kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self.

Në fokus të bisedave, ka qënë mbështetja e  vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.  

Përmes një video mesazhi, Mediu theksoi se në diskutimet  me z Landau dhe Kongresmenët Sessions dhe Self ndau bindjen se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.

Mediu  shton se në këto takime u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit.