Ishte pjesë e flotiljes 'Sumud' që u ndalua nga Izraeli, aktivisti Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri

Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po dërgonin ndihma drejt Gazës është kthyer në atdhe.

Ai mbërriti në aeroportin e Rinasit mesditën e sotme. 

Goxhaj ishte ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me aktivistët e tjerë pjesëmarrës i flotilja "Sumud' e cila ishte nisur me ndihma humanitare drejt Gazës. 

Gjatë një prononcimi për median edhe Goxhaj pranoi se ishte dhunuar nga ushtria izraelite.

Ndalimi i saj nga forcat izraelite shkaktoi reagime dhe shqetësime për trajtimin e aktivistëve civilë që ndodheshin në bord.