Kingsley Coman nuk ndalet, fiton edhe në Arabinë Saudite dhe arrin 14 tituj në karrierë
Kingsley Coman ka shtuar edhe një tjetër trofe në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion në Saudi Pro League. Në moshën 29-vjeçare, sulmuesi francez vazhdon të konfirmohet si një “talisman” fitues në çdo skuadër ku aktivizohet.
Titulli i fundit erdhi pas fitores së thellë 4-1 të Al-Nassr ndaj Dhamk, ndeshje ku Coman la edhe firmën e tij në suksesin e ekipit.
Me këtë triumf, ish-lojtari i Juventusi arrin në 13 tituj kampionë në kampionate kombëtare gjatë 14 sezoneve si profesionist, një statistikë mbresëlënëse që e vendos mes futbollistëve më të suksesshëm të brezit të tij.
Karriera e tij është e shpërndarë mes disa prej kampionateve më të mëdha në botë:
- Në Francë, ka fituar 2 tituj të Ligue 1 me Paris Saint-Germain
- Në Itali, 2 tituj të Serie A me Juventusin
- Në Gjermani, plot 9 tituj të Bundesliga me Bayern Munich
- Dhe së fundmi 1 titull në Arabinë Saudite me Al-Nassr
Në gjithë këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, ka vetëm një përjashtim. I vetmi sezon pa titull kampion për Coman ishte viti 2024, kur Bayer Leverkuseni i trajnerit Xabi Alonso i dha fund dominimit të Bayernit në Gjermani, duke e lënë francezin pa trofe për atë vit.
Megjithatë, statistikat e tij mbeten të jashtëzakonshme dhe tregojnë një vazhdimësi të rrallë fituese në futbollin modern.