VIDEO/ Kaos para finales së Kupës së Francës, përleshje të dhunshme në Paris, rëndë një tifoz
Tensione dhe dhunë në prag të finales së ‘Coupe de France’ mes Nice dhe Lens. Gjatë natës, në Paris shpërthyen përleshje të rënda mes tifozëve, duke detyruar policinë franceze të ndërhynte disa herë.
Sipas raportimeve, 65 persona janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Incidentet nisën pranë Canal Saint-Martin, në zonën e arrondissement-it të dhjetë të Parisit, ku rreth njëqind tifozë të Nizzës ishin mbledhur para mesnatës. Për arsye ende të paqarta shpërtheu një sherr masiv, i cili vazhdoi deri në ndërhyrjen e forcave të rendit.
Policia sekuestroi edhe armë të ftohta, përfshirë thika dhe shkopinj, si dhe maska dhe doreza speciale kundër prerjeve, çka ka shtuar shqetësimin për nivelin e dhunës së planifikuar.
Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet franceze kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie për finalen e mbrëmjes, duke angazhuar rreth 2 mijë policë në Paris.
Finalja e Kupës së Francës konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vend, por incidentet e fundit kanë hedhur hije mbi atmosferën festive të sfidës mes Nice-s dhe Lens-it.
⚽ FOOT : Violente bagarre cette nuit à Paris impliquant une centaine de supporters de Nice face à des supporters parisiens, à quelques heures de la finale de Coupe de France face à Lens. Six personnes sont blessées dont une dans un état grave. 65 individus ont été interpellés et… pic.twitter.com/H9QQ8hSBho
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) May 22, 2026