Shisnin drogë pranë shkollave të Laçit, ja emrat e 7 personave të arrestuar

Një operacion i zhvilluar në Laç ka çuar në arrestimin e 7 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas informacionit zyrtar, në pranga kanë rënë Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku dhe Fatjon Piscaku, të dyshuar për aktivitet në shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa Kol Stojani është arrestuar për organizim të lojërave të fatit.

LEXO EDHE: Shisnin drogë në doza në qytetin e Laçit, përfundojnë në pranga 7 persona

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike Cannabis Sativa shpërndahej në zona të ndryshme të qytetit të Laçit, përfshirë edhe pranë shkollave.

Gjatë operacionit u sekuestruan doza të lëndës narkotike, 6 automjete, telefona celularë dhe 7 pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve u zbulua edhe një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.