", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/22/auto_Screenshot_2026-05-22_0824151779431061.png", "width": 900, "height": 615 } }

Tragjedi në botën e automobilizmit, ndërron jetë legjenda e Nascar-it, Kyle Busch

Bota e sporteve motorike është tronditur nga një lajm i rëndë. Në moshën 41-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda amerikane e Nascar-it, Kyle Busch. Ish-kampioni i madh u shua pas një sëmundjeje të gjatë, vetëm pak ditë pasi kishte garuar për herë të fundit në pistë.

Sipas raportimeve, Busch ishte shtruar në spital gjatë kësaj jave, por fatkeqësisht nuk arriti të rikuperohej. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga organizata e NASCAR-it, e cila publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Jemi thellësisht të trishtuar dhe të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të Kyle Busch, dy herë kampion i Cup Series dhe një prej pilotëve më të mëdhenj e më luftarakë të sportit tonë”, shkruhej në komunikatë.

I njohur me nofkën “Rowdy”, Busch konsiderohej një nga figurat më ikonike të Nascar-it. Gjatë karrierës së tij ai fitoi plot 234 gara në tri seritë kombëtare të Nascar-it – Cup Series, O’Reilly Series dhe Truck Series, duke vendosur një rekord absolut për numrin më të madh të fitoreve nga një pilot në historinë e këtij sporti.

Karriera e tij u karakterizua nga talenti i jashtëzakonshëm, agresiviteti në pistë dhe personaliteti i fortë, elemente që e bënë një nga emrat më të dashur dhe më të diskutuar të automobilizmit amerikan.

Kyle Busch lë pas bashkëshorten Samantha, djalin 11-vjeçar Brexton, i cili po ndjek hapat e të atit në sportet motorike, si dhe vajzën katërvjeçare Lennix. Humbja e tij ka sjellë dhimbje të madhe në botën e Nascar-it dhe te tifozët e automobilizmit në mbarë botën.