Morgan Rogers shpallet lojtari i sezonit në Europa League, udhëhoqi Aston Villën drejt trofeut
Mesfushori i Aston Villës, Morgan Rogers, është shpallur “Lojtari i Sezonit” në UEFA Europa League, pas një kampanje mbresëlënëse që kulmoi me triumfin në finale.
Aston Villa mposhti 3-0 skuadrën gjermane Freiburg në finalen e zhvilluar në Stamboll, duke siguruar trofeun dhe duke i dhënë fund një pritjeje 30-vjeçare për një titull europian.
Rogers ishte një nga protagonistët kryesorë të sezonit, duke shënuar dhe asistuar në finalen vendimtare, ku Aston Villa dominoi plotësisht ndeshjen.
23-vjeçari i kombëtares angleze shënoi gjithashtu në ndeshje të rëndësishme si ndaj Red Bull Salzburg dhe Bolognës, duke kontribuar me gola dhe asistime gjatë gjithë turneut.
Në total, ai regjistroi pesë asistime dhe ishte një nga lojtarët kyç në rrugëtimin e Aston Villës drejt trofeut.