Aksidenti i rëndë në Shkodër, përplasen dy makina humb jetën 62 vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, ku një person 62 vjeç,  ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Syri Tv ka siguruar videon që tregon momentin e aksidentit, ku sic duket, viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në anën e rrugës, kur një makinë tip 'Benz' që drejtohej nga Adnand Galica e përplas me shpejtësi, ndërsa më pas Benzi merr para edhe një mjet tip ford qe drejtohej nga Fatbardh Lishi, ndërsa biçikleta ka 'fluturuar' disa metra.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e bicikletës, Shkëlqim Krasniqi, i cili ka nderruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu nga aksidenti i rëndë u plagosën rëndë dy drejtuesit e makinave, Adnand Galica dhe Fatbardh Lishi, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në zonë. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një personi.