Drejtori i hekurudhave Ergys Verdho del nga SPAK: Isha si person në dijeni për një çështje të vjetër

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është pyetur në lidhje me çështje hetimore.

SPAK e kishte thirrur për të dhënë shpjegime, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së dhe KESHI-t, drejtori që ai i ka drejtuar më herët.

Vetë Verdho pasi doli nga godina Prokurorisë, deklaroi se, është thirrur si një person që ka dijeni për një çështje të vjetër.