Aferat Korruptive/ SPAK thërret dy aktivistët për kallëzimin ndaj Veliajt dhe ish-drejtoreshës së QS për Godinën 19

Ditën e sotme aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu u thirrën në SPAK për të dhënë deklarimin e tyre mbi Godinën 19 që prezupozohet të ishte ndërtuar që në vitin 2023 por faktikisht nuk ekziston që në vitin 2019 pas shembjes së godinës së vjetër.

Palët kryesore të kallëzuara janë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ish-nënkryetari Arbjan Mazniku, drejtori Taulant Tushe dhe ish-drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare nr.1 Anila Shehu ku Arbjan Mazniku ka qenë përfaqësues i Bashkisë Tiranë duke u marrë me proçedurat e tenderimit me kontratën e lidhur me vlerë 3 milionë euro me kompaninë R&T shpk.

Sot ende e kësaj dite godina nuk ekziston teksa janë hedhur fondet publike për një godinë që nuk ekziston dhe personat e kallëzuar nga ana jonë në muajin Mars të 2025 duhet të gjenden përballë përgjegjësisë penale për këtë aferë korruptive në Qytetin Studenti.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje mbi deklarimin tonë në SPAK ndërkohë që falenderojmë organin e akuzës për gadishmërinë dhe për thirrjen ndaj nesh për të dhënë deklarimin ditën e sotme.

Do ti shkojmë deri në fund kësaj çështjeje dhe çdo çështje që kemi ngritur në lidhje me korrupsionin, shpërdorimin e të ardhurave publike dhe aferat në Bashkinë Tiranë dhe në Qytetin Studenti.