Dosja Veliaj/ Një orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme, ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka del nga SPAK

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme (21 maj) në Prokurorinë e Posaçme.

Në orët e para të mesdites, ish politikania është shfaqur para institucionit të akuzës, ndërsa është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Bushka ka qëndruar në SPAK rreth një orë e gjysmë, ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet  për median.

Pak kohë më parë Bushka i ka kërkuar GJKKO-së që të ndajë dosjen e saj duke e mëvetësuar nga të tjerët për shkak se nuk është më deputete e parlamentit apo zyrtare e lartë dhe nuk përfshihet në ligjet e Kodit Penal për hetim nga Prokuroria e Posçme dhe delegimin drejt Prokurorisë së Tiranës.

Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK  e ka marrë në hetim vitin e kaluar (2025).

Sipas SPAK, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK.