Kongo anulon grumbullimin për Botërorin për shkak të shpërthimit të Ebolës

Republika Demokratike e Kongos ka anuluar grumbullimin përgatitor për Kupën e Botës që ishte planifikuar të zhvillohej në kryeqytetin Kinshasa, për shkak të shpërthimit të virusit Ebola në lindje të vendit.

Federata kongoleze vendosi që përgatitjet të zhvendosen në Belgjikë, ndërsa situata shëndetësore në vend vazhdon të përkeqësohet. Sipas raportimeve, mbi 130 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Ebolës si një “emergjencë shëndetësore ndërkombëtare”, edhe pse ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një pandemi globale.

Zëdhënësi i kombëtares, Jerry Kalemo, konfirmoi se ndeshjet miqësore në Europë do të zhvillohen sipas planit. Kongo do të përballet me Danimarkën, më 3 qershor, në Belgjikë, dhe me Kilin, më 9 qershor, në Spanj137.

Përfaqësuesja afrikane do të luajë ndeshjen e parë të Botërorit më 17 qershor, në Houston, ndaj Portugalië. Kjo është pjesëmarrja e parë e Kongos në Kupën e Botës që prej vitit 1974.

Sipas autoriteteve të ekipit, anulimi i grumbullimit lidhet edhe me kufizimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, që bashkë me Kanadanë dhe Meksikën organizojnë Botërorin 2026. SHBA ka ndaluar hyrjen e personave joamerikanë që kanë qenë në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë ose Sudan të Jugut gjatë 21 ditëve të fundit.

Të gjithë lojtarët e kombëtares dhe trajneri francez Sébastien Desabre jetojnë jashtë Kongos, ndaj nuk pritet të kenë probleme me kufizimet.

Shpërthimi aktual është shkaktuar nga një variant i rrallë i virusit Ebola, i njohur si Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ekziston vaksinë. Sipas OBSH-së, mund të duhen deri në nëntë muaj për zhvillimin e një vaksine efektive.