Po udhëtonte me biçikletë, i riu përplaset nga një automjet para Postës së Policisë në Qytetin Studenti

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje, para Postës së Policisë në Qyteti Studenti.

Një makinë ka përplasur një djalë, teksa udhëtonte me biçikletë duke e lënë pa ndjenja.

Autori i dyshuar i aksidentit është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmën e parë të riut.

Kanë qenë kalimtarët dhe qytetarët e shumë që i kanë dhënë ndihmën e parë siç shihet dhe nga pamjet, ndërsa ambulanca ka mbërritur me 20 minuta vonese.

I riu dyshohet të këtë thyer këmbën sipas informacioneve paraprake në vendngjarje, ndërsa është dërguar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.