Tokë publike në pronësi të të huajve/ Projektligji, Panariti: Qeveria i ka ndarë klientët e saj, zbohet fermeri!

Teksa qeveria ka hedhur për diskutim dhe po nxiton të miratojë një projektligj që u lejon shtetasve të huaj të blejë prona shtetërore publike dhe private, rreziqet mbi këtë nismë ligjore mbeten të mëdha.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëroi mbi rrezikun që u kanoset fermerëve shqiptarë dhe presionin që po u bëhet këtyre të fundit, në mënyrë që të shesin tokën bujqësore.

Sipas Panaritit, shteti shqiptar ka treguar se nuk di të administrojë pronat publike, ndaj dhe nisma ligjore rrezikon të jetë një mekanizëm spekulativ.

Po ashtu, Panariti sugjeroi që ky projektligj të mos kalojë në heshtje, por t’i nënshtrohet një diskutimi të nxehtë parlamentar, në mënyrë që prona publike të mos u kalojë disa oligarkëve, teksa solli në vëmendje këtu rastin e Rumanisë.

Gjithashtu, ish ministri i Bujqësisë, ngriti alarmin për d e fermerit shqiptar nga toka e tyre, duke mos iu dhënë mundësi financiare për të investuar në kultivimin e kulturave bujqësore.

Shitblerja e tokës është një kërkese për aderimin në BE, kusht që të kalojë një ligj që mundësonn  investimet e huaja përfshirë transaksionet e shitblerjes së tokës. Bëhet fjalë për administrimin  tokave në pronësi të shtetit, toka që janë në pronësi private që me projektligjin synohet t’i nënshtrohen logjikës së tregut.

Rreziku i madh ësthë që kemi treguar se jemi katrastrofë në administrimin  pronave publike, rreziku se mund të kemi veprimtari spekulative. Frika ime e madhe, që do të jetë një mekanizëm spekulativ, janë tashmë të identifikuara këto prona. Planet janë bërë, rreziku i parë është spekulativ. Duhet të bëhet një diskutim i nxehtë parlamentar.

Opozita shqiptare duhet të nënshtrohet një debati të gjerë, nëse ua japim të huajve kemi cenuar interesat kombëtare. Sipas projektligjit mund të shkojë në 30 ha, e mbajnë tokën për ta shitur më vonë. Thjesht bllokojnë paratë, e përdorin më vonë për ta rishitur më shtrenjtë.

Duhen ditur kush janë mekanizmat parandalues, për t’iu nënshtruar një debati të gjerë. Mazhoranca i ka përcaktuar kush janë klientët e saj. Opozita duhet të përcaktojë në relacionin shpjegues se në rast se nuk e investon pronën e blerë investitori, atëherë duhet të anulohet.

Edhe nëse s’ke qëllim spekulativ, mendoni se blerësi do të kultivojë kulturë me interes kombëtar. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për të plotësuar 70-80% të nevojave vendase. Nëse qeveria jep për kultura që s’janë në interes kombëtar, atëherë cenohet interesat e vendit.

Rreziku më i madh është zbuarja e fermerëve shqiptar nga toka e tyre. Dhe bllokimi i IPARD, ulja e subvencioneve i bën ata të kalojnë në dëshpërim. Madje vendos edhe taksë për moskultuivimin e tokës. Do të jetë i detyruar të shesë në dëshpërim tokën.

Kjo ka ndodhur edhe në Rumani, ku 5-6 oligarkë kapën tregun e tokave. A do bëjmë ne këtë model, jo?! Duhet të adoptojmë modelin kroat. Në negociatat me BE, Kroacia kërkoi që ky ligj të kishte një moratorium 15-vjeçar, që fermeri të ishte partner i barabartë gjatë transaksioneve.