Sherr për vendin e parkimit, plagoset me thikë 55 vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

Një konflikt për parkimin dyshohet se ka qenë shkaku që ka përfunduar me plagosje mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e njohur si “Nisharaku”.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 07:40, shtetasi Enton Nushaj, 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Armando Millonajn, 55 vjeç, pas një debati mes tyre.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij.