PAMJET E RËNDA/ Aksidenti me vdekje në Shkodër, përplasen makinat, biçikleta 'fluturon' në rrugë...

Syri tv ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër ku janë përplasur dy automjete duke zënë në mes edhe një biçikletë drejtues i së cilës ka mbetur i vdekur.

Ngjarja është regjistruar në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një biçikletë.

Sipas burimeve nga policia ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, ndërsa janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.  

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë. 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.  

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.