‘Dola për qumësht, por festova me Champagne me Ian Wright’, rrëfimi unik i tifozit të Arsenalit
Festimet për titullin historik të Arsenali kanë krijuar skena të paharrueshme në veri të Londrës, por një prej historive më të veçanta vjen nga gazetari sportiv, James Orr, i cili jeton brenda kompleksit të stadiumit “Emirates”.
Orr tregoi se mbrëmja e së martës u kthye në një festë të çmendur sapo doli nga apartamenti i tij, i vendosur pranë statujës së Tony Adams. Ai përshkroi atmosferën si të pabesueshme, me mijëra tifozë që kishin mbushur zonën përreth stadiumit duke kënduar dhe festuar triumfin e shumëpritur të “Topçinjve”.
“Dola nga shtëpia dhe menjëherë u gjenda mes mijëra tifozëve të ekzaltuar. Telefonatat, mesazhet, përqafimet me të panjohur… ishte një ndjenjë që nuk përshkruhet”, tregoi ai.
Momenti më i veçantë ndodhi kur turma nisi të këndonte emrin e legjendës së klubit, Ian Wright. Kur iu afrua grupit të tifozëve, Orr pa Wright-in duke i largur të gjithë me shampanjë në mes të festës.
“Ishte surreale. Dola thjesht për të blerë një shishe qumësht dhe përfundova duke festuar me Ian Wright”, shkroi gazetari me humor.
Ai kujtoi se dhjetë vjet më parë atmosfera pranë stadiumit ishte krejt ndryshe, në fundin e epokës së Arsène Wenger, kur tifozët ndiheshin të zhgënjyer dhe larg skuadrës. Tani, sipas tij, gjithçka ka ndryshuar falë energjisë dhe pasionit të Mikel Artetës.
Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit, me fishekzjarrë, flakadanë dhe mijëra tifozë që mbushën rrugët pranë “Emirates”.