", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/21/auto_image-2-1-770x4321779348004.webp", "width": 770, "height": 432 } }

VIDEO/ Tentoi të shkelte bllokadën, SHBA ndalon një tjetër anije cisterne iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar sot një tjetër anije cisterne nafte me flamur iranian, në një operacion të udhëhequr nga Komanda Qendrore amerikane.

Sipas njoftimit zyrtar, marinsat amerikanë hipën në anijen M/T Celestial Sea pasi dyshohej se ajo kishte tentuar të shkelte bllokadën e vendosur nga Uashingtoni ndaj Iranit.

SHBA ka disa javë që po zbaton një bllokadë detare ndaj Iranit, me qëllim, siç thuhet, kufizimin e lëvizjes së mallrave hyrëse dhe dalëse nga vendi dhe goditjen e industrisë së naftës iraniane.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, CENTCOM bëri të ditur se forcat amerikane pas kontrollit e liruan anijen dhe i urdhëruan ekuipazhit të ndryshonte kursin.

Po ashtu, u theksua se operacionet për zbatimin e bllokadës po vazhdojnë dhe deri tani janë devijuar 91 anije tregtare për të siguruar respektimin e saj.