VIDEO/ Princi William qan për Aston Villa-n, zbret në fushë për të festuar suksesin historik
Prince William nuk e fshehu emocionin pas triumfit historik të Aston Villa-s në finalen e Europa League. Skuadra angleze mposhti 3-0 Freiburgun në Stamboll, duke fituar trofeun e parë europian pas 44 vitesh.
Princi britanik, një tifoz i njohur i Aston Villa-s, udhëtoi drejt Turqisë për të ndjekur nga afër finalen dhe u pa duke festuar me pasion çdo gol të skuadrës së drejtuar nga Unai Emery. Madje, ai filmoi me telefon momentin e ngritjes së trofeut dhe më pas zbriti në fushë për të festuar me ekipin.
🔴 The Prince of Wales wiped away tears of joy as he watched Aston Villa break their 30-year trophy drought to lift the Europa League
— Telegraph Football (@TeleFootball) May 21, 2026
Read more about the title win and Prince William's long standing support for the club ⤵️https://t.co/fEOqwSO831 pic.twitter.com/N0bRe7wnCW
Pas ndeshjes, William publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale, ku përgëzoi lojtarët, stafin dhe tifozët për suksesin historik. Megjithatë, vëmendje të veçantë mori përmendja e Boubacar Kamara, mesfushor që mungoi në finale për shkak dëmtimi.
“Urime të mëdha për të gjithë. Kanë kaluar 44 vite nga trofeu i fundit europian. Një përshëndetje speciale për Boubacar Kamara, që, edhe pse i dëmtuar, ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës dhe ka ndihmuar në ndërtimin e këtij suksesi”, shkroi Princi William.
Kamara nuk ka luajtur që nga janari, pas dëmtimit në gju të pësuar ndaj Tottenham-it në Kupën e Anglisë. Pavarësisht mungesës së tij, Aston Villa arriti të dominonte finalen falë golave të Youri Tielemans, Emiliano Buendía dhe Morgan Rogers.
Me këtë sukses, Aston Villa siguroi edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.


