Neymar dëmtohet sërish, prania në Botëror po i shndërrohet më makth
Neymar po përballet edhe një herë me probleme fizike, vetëm pak kohë orë pasi u konfirua prania e tij nëlistën e Brazilit për Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të medieve braziliane, sulmuesi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së fundit ndaj Coritiba-s. Ekzaminimet e para kanë zbuluar ënjtje në pulpën e këmbës së djathtë dhe lojtari do t’u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Ky është vetëm episodi i radhës në karrierën e Neymarit, e cila është shoqëruar shpesh me dëmtime të shumta. Braziliani ka pasur probleme fizike në të tre Botërorët ku ka marrë pjesë. Në Kupën e Botës 2022 ai u dëmtua në fazën e grupeve ndaj Serbisë, ndërsa në vitin 2018 nuk arriti të rikuperohej plotësisht nga një dëmtim në këmbën e djathtë para turneut.
Dëmtimi më i rëndë mbetet ai i Botërorit 2014 në Brazil, kur Neymar pësoi frakturë në rruazën e tretë të mesit pas një ndërhyrjeje të fortë. Për shkak të atij dëmtimi ai humbi gjysmëfinalen dramatike ndaj Gjermanisë, sfidë që Brazili e humbi me rezultatin e thellë 1-7.
Që nga viti 2023, Neymar ka pasur pak paraqitje me kombëtaren për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike. Megjithatë, ai mbetet një nga figurat më të mëdha të futbollit brazilian. 34-vjeçari ka fituar medalje ari dhe argjendi në Lojërat Olimpike, Kupën e Konfederatave dhe ka luajtur në finalen e Copa America.
Aktualisht, Neymar mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje.