Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën drejtuesi i biçikletës
Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një biçikletë.
Sipas burimeve nga policia ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, i cili nuk është identifikuar akoma.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.