", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/21/auto_Screenshot_2026-05-21_0834351779345477.png", "width": 900, "height": 510 } }

VIDEO/ Përleshje në tribunë në Palermo-Catanzaro, presidenti i kalabrezëve shpërthen ndaj vendasve

Momente kaosi dhe tensioni të madh u regjistruan në stadiumin “Barbera” gjatë dhe pas ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së play-off-it të Serie B mes Palermo-s dhe Catanzaro-s, sfidë që përfundoi me kualifikimin e skuadrës kalabreze në finale ndaj Monzës.

Sipas medieve italiane, në tribunën VIP shpërtheu një debat i ashpër mes disa drejtuesve të Catanzaro-s dhe tifozëve të Palermos, pas ofendimeve të ndërsjella. Situata më pas degradoi në përleshje fizike, duke krijuar panik mes të pranishmëve.

Në tribunë ndodheshin edhe drejtori sportiv i Catanzaro-s, Ciro Polito, bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Raportohet se gruaja e Politos ka ndier shqetësime shëndetësore gjatë incidenteve, ndërsa nëna e trajnerit Alberto Aquilani shpërtheu në lot nga frika.

Sipas dëshmive të para, as ndërhyrja e stewardëve dhe personelit të sigurisë nuk arriti ta qetësonte situatën. Presidenti i Catanzaro-s, Floriano Noto, reagoi ashpër pas ndeshjes.

“Si njeri i jugut turpërohem për ato që pamë. U sulmuan familjarët e Politos, prindërit e Aquilanit dhe disa anëtarë të klubit tonë. Këto janë skena të papranueshme”, deklaroi Noto, duke akuzuar edhe disa stjuardë për sjellje agresive ndaj lojtarëve të Catanzaro-s në zonën e zhveshtoreve.