VIDEO/ Shënohet goli i tretë në Freiburg-Aston Villa

Aston Villa është shumë pranë triumfit në finalen e Europa League, teksa anglezët po dominojnë ndaj Freiburg me rezultatin e thellë 3-0 në Stamboll.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery po zhvillon një ndeshje perfekte, duke mos i lënë asnjë mundësi rivalëve gjermanë. Pas golave të Youri Tielemans dhe Emiliano Buendía në fundin e pjesës së parë, ishte radha e Morgan Rogers që të vuloste dominimin anglez.

Në minutën e 58-të, Rogers finalizoi një aksion fantastik të Aston Villas, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke çuar shifrat në 3-0.

Festa në kampin anglez ka nisur, ndërsa Freiburgu duket i dorëzuar përballë ritmit dhe cilësisë së kundërshtarit.

Trajneri Emery po shkon drejt trofeut të pestë në këtë kompeticion, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin si specialisti absolut i Europa League.

https://streamin.link/v/dcf816f1

https://streamin.link/v/e698d3a7

https://streamin.link/v/eedd614e